01-05-2024

Shembull i mirë, mërgimtarja jep donacion veturën për pacientët në Suharekë

Mërgimtarja Liridona Makica sot ka dhuruar donacion një veturë në vlerë prej 15 mijë euro, për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Rexhep Kuçi”, në Suharekë.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se kjo veturë do të shërbej për shërbime të ekipes për pacientët paliativ. Dhe se me këtë donacion sipas tij do të perfitojnë qytetarët e Komunes se Suharekës dhe stafi i kësaj qendre.

“Sot u bë nënshkrimi i marrëveshjes për donacionin ne vlerë prej 15 000 euro nga znj.Liridona Makica e lindur dhe e rritur në Cyrih-Zvicër, e cila ka vendosur qe këtë donacion t’ja dedikoj Ekipes se terenit për Qendren Kryesore te Mjeksisë Familjare “Rexhep Kuçi”. Kjo veturë do të shërbej për shërbime të kësaj ekipe për pacientët paliativ. Me këtë donacion do te perfitojnë qytetarët e Komunes se Suharekës dhe stafi i kësaj qendre. Falenderoj Drejtoreshen e Shendetesisë znj.Besa Kuqi për angazhimin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.