05-05-2024

Sherri në burgun e Peqinit, ndërron jetë një i dënuar

PEQIN- Detaje të reja mësohen nga përplasja e të burgosurve në burgun e Peqinit.

Tre të dënuar përjetë, përkatësisht Lir Xhakja, Arben Lleshi ( cili ka humbur jetën) dhe Sokol Mjacaj kanë qenë në ajrim dhe më pas kanë hyrë në ambientet e kuzhinës së burgut.

Në këto momente dyshohet se kanë nisur përplasjet, ku Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë drejt policëve dhe më pas dyshohet se ka marrë peng stafin e kuzhinës.

Drejtoria e Burgjeve the se nga përplasja janë lënduar dy të dënuar, ndërsa asnjë prej gardianëve, policëve apo punonjës civilë në ambientet e burgut nuk janë lënduar.

Mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri tip pistoletë që dyshohet të futur me dron në ambientet e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Të dënuarit që u përplasën me armë zjarri në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin:

Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Ilir Xhakja
Ilir Xhakja është dënuar me burg përjetë për  vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë më 13 shtator 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.

Arben Lleshi
Arben Lleshi i dënuari tjetër i përfshirë përleshjen që ndodhi sot (15.12..2023) në burgun e Peqinit.

Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.

Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

/abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.