24-11-2024

“Shiptari Muharrem Ibraj”, dëshmitar i Gjykatës Speciale: Shqiptarët dhe serbët ishin vëllezër deri sa doli UÇK-ja!

“Shiptari Muharrem Ibraj”, që është dëshmitar i Gjykatës Speciale: Shqiptarët dhe serbët ishin vëllezër deri sa doli UÇK-ja!

Në vitin 2005, Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 – 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 -15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 – 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 – 20 vjet.

Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza.

Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.

Asnjë koment

Comments are closed.