24-04-2024

Shiu në Greikoc shkakton dëme në disa shtëpi

Shiu i rrëmbyeshëm dhe vende-vende i përcjellë edhe me breshër, që ka rënë mbrëmë ka shkaktuar dëme tek disa familje, për shkak të depërtimit në mjedise të brendshme, sidomos në bodrume.

 

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Greikoc të Suharekës, përkatësisht në lagjen Haxhaj, ku në disa shtëpi uji, ka hyrë brenda dhe ka shkaktuar dëme.

 

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pasi një vizite që ka bërë, ka pretmuar se rruga që vlerësohet si shkaktare e depërtimit të ujit, do të rregullohet. “Do ta shqyrtoj mundësinë në të ardhmen që të investohet aty dhe kjo rrugë të rregullohet në nivelin e duhur”, ka thënë ai./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.