16-05-2024

Shiu shkakton dëme në rrugën e sapondërtuar Zojz-Smaç (foto)

Prizrenin me rrethinë pasditen  e djeshme e përfshiu  një rrebesh shiu, i shoqëruar edhe nga breshëri. Në disa pjesë ka pasur edhe erëra të forta. Pas kësaj qytetarët dhe lexuesit e portalit “GazetaePrizrenit.net” kanë dërguar foto për gjendjen e krijuar.

Kështu ka qenë edhe në disa fshatra të Andrinit.

Sipas përfaqësuesit të fshatit Zojz, Durak Thaqi, pos dëmeve në kulturat bujqësore shiu këtu ka shkaktuar dëme edhe në fushën e sportit si dhe në rrugën e sapondërtuar Zojz-Smaç.

Fotografia e Durak Thaqi

Asnjë koment

Comments are closed.