26-04-2024

Shkarkohet kryetari aktual i KF ‘Liria’

Brenda një jave, u mbajtën dy Kuvende të KF “Liria”, njëri me 6 anëtarë të pranishëm, por pa media dhe përfaqësues nga FFK-ja, dhe mbrëmë Kuvendi i jashtëzakonshëm, ku ishin të pranishëm 27 anëtarë, (nga 41 sish), me prezencën e përfaqësuesit të FFK-së dhe të mediave, shkruan InLajmi.

Largimi i KF “Liria” nga Superliga, rezultatet e dobëta në Ligën e parë të Kosovës, shkeljet e shumta statutare, keqmenaxhimi i klubit dhe i parasë publike, ishin temat kryesore, të Kuvendit të jashtëzakonshëm, që u mbajtë mbrëmë në Prizren, e ku ishin të pranishëm Luan Vokshi nga i FFK-ja, Agim Bytyqi, kryetari i parë i FFK-së, nga vitet e 90-ta, Nora Maloku, përfaqësuese e Ligës rajonale të futbollit, Haziz Hodaj, kryetar i komisionit për sport pranë Assamblesë komunale dhe mysafirë të tjerë.

Shkarkohet kryetari aktual i KF ‘Liria’

Nĕ emër të kryetarit të FFK-së, të pranishmit i përshëndeti, Luan Vokshi, kryetar i Komitetit ekzekutiv në FFK, i cili tha se KF “Liria”, dikur krenaria i sportit jo vetë prizrenas, nuk e meriton të jetë në kĕtë situatë nē të cilën gjendet. Ndaj i uroi anëtarët e kuvendit qĕ të punojnë dhe angazhohen për rrikthimin e “Lirisë”, në elitën e futbollit kosovar.
Në kĕtē kuvend të jashtēzakonshëm, u fol pĕr parregullĕsi të shumta që nē vitet e fundit po ndodhin nē kētë klub, për mungesĕ të trasparencĕs, për zbehjen e punĕs nē shkollat e futbollit pĕr pioner dhe të rrinjĕ, etj.

Arbër Rexhaj, anëtar i kuvendit, foli pēr keqmenaxhimin e parasë publike dhe shkeljet statutare qē po i bënĕ tash e 16 muaj më parë, kryesia e tanishme e “Lirisë”.
Po ashtu Rexhaj, e pyeti z. Vokshin, kë e përkrah FFK-ja, këtĕ kuvend apo kuvendin e mbajtur ditə më parë, me 6 anëtarw.
Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe interesimit të gazetarĕve, Luan Vokshi tha se për kĕtë mbledhje është autorizuar tē nerr pjesĕ, nga sekretari dhe kryetari i FFK-së.
Nĕ fund 27 anĕtarĕ nga gjithsejt 41 sish, në mbledhjen e mbrēmshme të jashtëzakonshme, unanimisht e shkarkuan kryetatin aktual tē klubit dhe caktuan grupin punues prej pesë anëtarĕve, në përbërje: Besim Shkreli, Erxhan Dana, Musa Olloni, Qemajl Krasniqi dhe Durak Thaçi, qē do tē miret me organizimin e punës nē KF “Liria”, deri nĕ kuvendin e ardhshēm./ InLajmi

Asnjë koment

Comments are closed.