Shkoi në test të arritshmërisë dhe s’u kthy më, raportohet e zhdukur
Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj, raporton Gazeta Sinjali.
16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.
Për këtë arsye nëna e saj ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur vajzën.
E mitura me vete e ka edhe kartelën bankare të nënës së saj më të cilën ka kryer pagesa, mëson Gazeta Sinjali.
Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.