Shkoi ta kërkojë borxhin, e presin me plumba në Suharekë

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të Suharekës.

Sipas policisë, viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës,

“Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja

Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net