24-11-2024

Shkolla e dikurshme në Kushnin të Hasit (Foto)

Kjo ishte shkolla e vjetër në fshatin Kushnin të Hasit të Prizrenit, në të cilën mësimet i vijonin edhe fëmijët e fshatit Kabash. Shkolla ishte në mes të dy fshatrave, ndërsa mësimet aty i kanë ndjekur afër 600 nxënës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Fillimisht shkolla ishte paralele e sh.f  “Bajram Curri” në Romajë, ndërsa gjatë funksionimit të sistemit paralel, pas vitit 1990 u pavarësua dhe mori emrin “Qamil Guranjaku”. Komuna e Prizrenit, më 2012 shkollën e pagëzoi me emrin e heroit nga ky fshat, Hysni Temaj.

Lexo edhe:

Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)

Nga bankat e kësaj vatre të diturisë ka dalë një numër i i kuadrove të profileve të ndryshme, të cilët kanë dhënë dhe po japin kontribut, jo vetëm në komunën tonë, por edhe më gjerë.

Tashmë në Kushnin, në një lokacion tjetër është ndërtuar objekti i ri i shkollës, sikurse edhe në fshatin Kabash, ku shkolla mban emrin “Dëshmorët e Hasit”. /GazetaePrizrenit.net

P. S Portali “Gazeta e Prizrenit” fton të gjithë ata që kanë fotografi të shkollave të vjetra t’i dërgojnë së bashku me një përshkrim, në adresën elektronike të redaksisë: gazetaprizrenit@gmail.com ose në faqen “Gazeta e Prizrenit” në ‘facebook’.

Asnjë koment

Comments are closed.