29-04-2024

Shkolla e Mjekësisë në Prizren, fituese e garës së eko-klubeve

Sot u mbyll gara kreative ndërmjet pesë eko-klubeve të shkollave të mesme Prizrenit, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave natyrore përmes të rinjve të Prizrenit”, ku fituese u shpall Shkolla e Mjekësisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pos saj në garë morën pjesë edhe shkollat: “Remzi Ademaj”, “Gjon Buzuku”, dhe qendrat e kompetencës “Ymer Prizreni” dhe “11 marsi”.

Organizatori i këtij projekti, Reshat Reshiti, tha se ky projekt me garën e sotme, i ka përmbushur objektivat e veta, ku nxënësit e shkollave pjesëmarrëse përgjatë tre muajve, kanë bashkëpunuar për të krijuar ide të reja dhe mendim kritik me projektet e tyre, raportoi tv Prizreni.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona duke studiuar, spital dhe teksti

Pas prezantimit të projekteve nga anëtarët e eko klubeve shkollore, komisioni ka përzgjedhur projektin e nxënësve të shkollës “Luciano Motroni” si më të mirin e garës, pasuar nga gjimnazi “ Remzi Ademaj” dhe qendra e kompetencës “ 11 marsi”.

Tema e nxënësve fitues ishte “Vlerat mjekësore të bimëve në Grykën e Lumbardhit të Prizrenit”!

Nxënësit e eko-klubeve fituese, Alena Xhaferi, Debora Krasniqi dhe Ruena Rogova, e vlerësuan të rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt të rëndësishëm për promovimin e vlerave të Prizrenit. Për fituesit u shpërndanë mirënjohje, ndërsa të gjithë nxënësve pjesëmarrës iu ndanë certifikata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.