23-11-2024

Shoku i dhomës së Astrit Deharit nga arratia ka një kërkesë për Albulena Haxhiun

Shoku i dhomës së Astrit Deharit, Adonis Gashi i cili që disa muaj është në arrati ka thënë se nuk do të dorëzohet para drejtësisë përderisa nuk dëshmohet pafajësia e tij.

Gashi i cili ishte në listën e dëshmitarëve në rastin Dehari është një nga tetë personat që po akuzoheshin për planifikimin dhe vrasjen e eprorit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashit i vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës.

 

“Nuk do të deklarohem për rastin Dehari përderisa nuk rishikohet dosja ime. Unë jam i pafajshëm dhe dua që kjo gjë të dëshmohet. Pas kësaj mund edhe të dëshmoj”, tha Gashi për Portali.info.

 

“Kërkoj nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të bëjë një kërkesë që të rishikohet dosja ku unë jam i akuzuar, pasi pafajsia ime është në ato letra” shtoi ai.

Ndryshe në vitin 2017 në burg ka vdekur Naser Makolli i cili poashtu ishte në dhomë me Astrit Deharin.

Vetëvendosje e kishte cilësuar këtë vdekje të dyshimtë.

“Ende pa filluar hetimet nga një institut i pavarur ndërkombëtar i propozuar nga familja, vdiq dëshmitari kryesor. Vështirë të mos dyshosh në skenare të errëta të këtij pushteti kriminal”, ishin shprehur zyrtarë të VV-së.

Asnjë koment

Comments are closed.