23-11-2024

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndërton tri shtëpi në Malishevë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, së bashkë me Komunën e Malishevës do të ndërtojnë tri shtëpi në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Me këtë rast, Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj kanë vizituar familjet të cilëve do t’u ndërtohen shtëpitë.

I pari i Malishevës i ka falënderuar donatorët, për ndërtimin e këtyre shtëpive, dhe për të gjitha shtëpitë që janë duke i ndërtuar në tërë vendin.

Kryetari fshatit Kërvasari, Besnik Bytyçi, i cili gjithashtu është angazhuar për sigurimin e donacioneve për ndërtimin e këtyre shtëpive, në emër të fshatit Kërvasari i ka falënderuar shoqatën DPSC, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunën e Malishevës. Po ashtu edhe përfituesit, i kanë falënderuar të gjithë, për këtë ndihmë jetike për familjet e tyre.

Shtëpitë do t’ ju ndërtohen familjeve të Rifat Bytyçit, Dritan Avdi Bytyçit dhe Lulzim Bytyçit, njofton Komuna e Malishevës përcjellë Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.