Shoqëria civile u kërkon partive të mos fusin në lista për deputetë individë me aktakuza
Në tryezën me temë “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019?”, të organizuar nga Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, është theksuar se qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre, që janë kandidatë me integritet.
Fitim Mulolli u bëri thirrje partive politike që të mos përfshijnë në lista zgjedhore kandidatë me aktakuza.
Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë u përgjigjet agjendave të caktuara, e jo të qytetarëve.
Degradimi në këtë sistem, sipas tij, ka vazhduar në pushtetin ekzekutiv, ku përzgjedhja e ministrave e zëvendësministrave është bërë edhe prej njerëzve që kanë pasur aktakuza e dënime.
Shumica e partive politike në vend kanë premtuar se nuk do të kenë kandidatë për deputetë që kanë aktakuza.
AAK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë që brenda listës së saj të ketë edhe njerëz me aktakuza, derisa LDK-ja, PDK-ja, e Vetëvendosje kanë mohuar një gjë të tillë./koha.net