Shpallen fituesit e edicionit të 19-të të DokuFest-it
Fituesit e edicionit të 19-të të DokuFest-it u shpallën mbrëmjen e së shtunës në ceremoninë që u mbajt online, e cila këtë vit ashtu si edhe aktivitetet e tjera u zhvillua në sferën virtuale.
90 filma të cilët reprezentuan 51 vende e që konkurruan në 8 seksione garuese u shikuan online nga juria e sivjetshme.
Ceremonia filloi me disa pamje nga instalacioni ON AIR tek kalaja dhe më pas u pasua me diskutimet e jurisë si dhe deklaratat e fituesve.
Filmi fitues “Once Upon A Youth”, i Ivan Ramljak, triumfoi në DokuFest.
Më poshtë, gjeni listën e plotë të filmave fitues:
Çmimi special
Outside The Oranges Are Blooming
Gara e dokumentarëve ndërkombëtarë të gjatë
Filmi fitues: The Metamorphosis of Birds
Gara e dokumentarëve ndërkombëtarë të shkurtër
Filmi fitues: TENDER
Çmimi special
Titulli i filmit: Bab Sebta
Gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut
Filmi fitues: The Earth is blue as an Orange
Çmimi special 1
Titulli i filmit: Radio Silence
Çmimi special 2
Titulli i filmit: Strike or Die
Gara e dokumentarëve të mjedisit
Filmi fitues: Smog Town
Çmimi special
Titulli i filmit: Malni – towards the ocean, towards the shore
Gara e filmave të shkurtër
Filmi fitues: Sun Dog
Çmimi special
Titulli i filmit: The Last Image of Father
Gara kombëtare
Filmi fitues: She Asked Me Where I Was From
E vërteta
Filmi fitues: Collective
Çmimi special
Titulli i filmit: The Exit of the Trains
“DokuFest do të vazhdojë shfaqjen e filmave në platformën online edhe për 10 ditë, me programe të tjera speciale filmike, diskutime dhe panele, si dhe me performanca live deri në 25 gusht”, thuhet në njoftimin për media.