10-12-2024

Shpallen në kërkim nga policia dy persona

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoritë Rajonale në Pejë dhe Ferizaj, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për dy person të cilët janë në kërkim për vepra të ndryshme.

Sektori rajonal i hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Ferizajt pas përmbushjes së normave ligjore , ka shpallur në kërkim Adil (Faik) Krasniqin, i dyshuar për raste të ndryshme të rënda penale.

Ai është i lindur më 17 shkurt 1986 në rrugën “Murat Gjakja” në Kolovicë të Prishtinës.

Ndërsa, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim Fisnik (Bajram) Lajqin i lindur më 13 nëntor 1982 në Pejë.

Ai dyshohet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” në pesë raste të ndryshme.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Asnjë koment

Comments are closed.