25-11-2024

Shpallen në kërkim personat që vodhën 6000 euro nga një qytetar në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për disa person, që dyshohen për vjedhje në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Ngjarja kishte ndodhur më 31 janar të këtij viti, ku të dyshuarit ia kishin vjedhur nga xhepi viktimës rreth gjashtë mijë euro, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Sektori i Hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Kërkohen të dyshuarit për vjedhje nga xhepi

Prizren, 27 Korrik 2022

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më datë 31/01/2022 ora 12:00 në qendrën tregtare “ABI Çarshia” në Prizren.
Në atë rast disa të dyshuar nga një qytetar vjedhin nga xhepi para rreth 6000 (gjashtë mijë) euro dhe largohen.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.

Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

-“Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Asnjë koment

Comments are closed.