Shpallet fajtor ish-rektori i Universitetit të Prizrenit për cenim të së drejtës së punës

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit Ramë Vataj, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit.

Vataj është dënuar me gjobë prej 1500 euro, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Sipas gjykatës, Vataj “nga data 30 shtator 2017, e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vepruar në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj. “

“Vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, pasi që i njëjti vendim me datën 30.09.2017 behët i plotfuqishëm, i pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton, e përmes të cilit urdhërohej Universiteti që: “të rishqyrtoj konkursin e datës 01.08.2016 me nr. të protokollit 01-236 për lëndët si në vendim; të themeloj komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantoj respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtoj barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedh komision recensues të veçantë për çdo fushë.”, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri R.V., , me çka të dëmtuarit V.M., ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs“, thuhet në vendimin e gjykatës..gazetasinjali/