23-12-2024

Shpallet kampioni vjeshtor i Superligës

Drita është shpallur kampione vjeshtore e Superligës, kur ka mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundimin e rregullt të gjysmës së sezonit.

Skuadra nga Gjilani sot fitoj me rezultat 2:0 kundër Dukagjinit.

Ndeshje mjaft e bukur sot u zhvillua edhe në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, e cila u mbyll me rezultat 2:2.

Kurse, Malisheva nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë ndaj Feronikeli 74, pas barazimit 0:0.

Baras, ka përfunduar edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit 1:1, ku nuk munguan rastet e shumta.

Derisa ndeshja mes Suharekës dhe Llapi do të zhvillohet të martën.

Ekipi i drejtuar nga Zekrja Ramadani, është në vendin e parë me 37 pikë që po ecë në rrugë të sigurt drejt titullit, që po ashtu po ndihmohet edhe Malisheva, Ballkani dhe Prishtina, që po gabojnë shumë rrugës.

Malisheva mbetet e dyta me 29 pikë, Ballkani i treti me 27 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 26 pikë.

Këto tri ekipe duken të vendosura të luftojnë për pozitat e larta në renditje që dërgojnë në kupat evropiane.

Suhareka që ka një ndeshje më pak është e pesta me 19 pikë, një më shumë se Gjilani që është i gjashti.

Llapi është i shtati me 17 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa 17 pikë kanë edhe Ferizaj dhe Dukagjini.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 7 pikë, prej të cilave katër i ka marr në dy ndeshjet e fundit./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.