11-07-2026

Spektakël: Norvegjia përballë Anglisë, sonte natë e zjarrtë në Botëror

Sonte, nga ora 23:00, stadiumi “Hard Rock” në Miami do të jetë nikoqir i një prej përballjeve më interesante të çerekfinales së Kupës së Botës 2026, ku Norvegjia dhe Anglia do të kërkojnë një vend në mesin e katër ekipeve më të mira të turneut

Kjo sfidë sjell përballë dy prej sulmuesve më të mëdhenj në botë, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Të dy kanë qenë liderë të skuadrave të tyre gjatë këtij Botërori, me Haalandin që ka udhëhequr Norvegjinë në një paraqitje historike, ndërsa Kane mbetet pika kryesore e sulmit të “Tre Luanëve”.

Norvegjia hyn në këtë ndeshje me shumë vetëbesim pas eliminimit të Brazilit në fazën e 1/8 së finales.

Skuadra e Stale Solbakken ka treguar se nuk është më një befasi e turneut, por një pretendente serioze për të shkuar larg.

Në anën tjetër, Anglia e drejtuar nga Thomas Tuchel eliminoi Meksikën në një përballje të vështirë dhe vazhdon ëndrrën për ta fituar Kupën e Botës për herë të parë pas 60 vitesh.

Mesfusha shihet si një nga pikat më të forta të anglezëve, ndërsa dilemat mbeten në repartin ofensiv.

Kushtet atmosferike në Miami mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm, pasi temperaturat e larta dhe lagështia pritet ta vështirësojnë ritmin e lojës.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Zvicrës.

⁵

Asnjë koment

Comments are closed.