04-08-2020

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë: Nuk do të ketë bllokim të plotë

Gjatë ditës së sotme liderët e institucioneve kanë paralajmëruar që do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të numrit të rrijes të të infektuarve me koronavirus.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se në Kosovë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme bartja e maskave do të mbetet obligative në çdo hapësirë.

  •  

    Sipas burimeve veprimtaria e kishave, xhamitë, fitneset, ceremonitë e varrimit, pishinat dhe dasmat do të ndalohet tërësisht.

     

    Po ashtu, mësohet se nuk do të ketë mbyllje të gastronomisë por kontroll i rreptë dhe dënim për mbajtjen e distancës dhe maskave.

    IndeksOnline mëson se njëra nga masat e reja do të jetë zvogëlimi i numrit të klientëve në lokale/gastronomi.

    Gjithashtu, nuk do të lejohet grumbullimi i një numri të madh të njerzëve dhe nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.

    Më shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme  inspektimet dhe dënimet do të jenë strike dhe nuk do të ketë falje për asnjë që shkel ligjin./IndeksOnline/

    Asnjë koment

    Comments are closed.