“Shpejtësia deri 140 km/h”. Ja sa do të zgjasin punimet në autostradën Tiranë-Durrës…
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës do të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.
Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve.
Është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Tenderi i hapur nga ARRSH përfshin fazën e parë dhe ka një fond limit prej 1.66 mld lekë. Autostrada Tirane-Durres do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.
Paralelisht është hapur dhe tenderi për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës./ertv