Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalit te “1 Tetori”
Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, para hyrjes janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin gjatë pritjes për vaksinim.
Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton eo.
Kujtojmë se sot u shkaktuan tollovi gjatë pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçar për vaksinim, për çka edhe intervenoi Policia e Kosovës.