26-11-2024

Shpërthen bombola e gazit brenda një banese në Rahovec, nënë e bijë përfundojnë në spital

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Xh. Hajda” në komunën e Rahovecit, ku si pasojë janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ku përveç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime trupore nënë e bijë të moshave 78 dhe 50-vjeçare.

Për shkak të lëndimeve të marra ato janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ku më pas që aty 50-vjeçarja është transferuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin në tërësi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Asnjë koment

Comments are closed.