10-05-2024

“Shpresoj për një qasje konstruktive nga dy palët”, Borrell deklarohet për takimin e përbashkët Kurti-Vuçiq

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është lajmëruar në Tëitter për takimin e nisur pak më parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se i uroi mirëseardhje të dy liderëve për takimin e nivelit të lartë të dialogut mes të dyja vendeve, raporton Paparaci.

“I urova mirëseardhjen presidentit Vuçiqn dhe kryeministrit Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë”, shkroi ai në Tëitter.

“Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, shtoi ai.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.