Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtarë të shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kanë pritur sot në një takim pune, zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP), të prirë nga përgjegjësja Nurishahe Hulaj. Në këtë takim, është diskutuar për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Malishevës, gjendje e cila është nën kontroll dhe nuk ka raste të infektimit me EHKK.
Në takimin e sotëm, mes përgjegjësve të komunës dhe IRSHP-së, u tha se nuk ka raste të infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo, por shqetësuese është numri në rritje i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në nivel vendi, përfshi edhe Malishevën.
Po ashtu në këtë takim pune, është folur edhe për masat e ndërmarra deri më tani, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e EHKK, dhe është shprehur edhe njëherë shqetësimi, por mos zbatimin e aktivitetit të repelimit të kafshëve, si masa më e efektshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK.