26-04-2024

Shqipëri mposhtet nga Lituania në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka zhgënjyer plotësisht me lojën e treguar të hënën mbrëma në stadiumin ”Air Albania” në Tiranë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë edhe pse ishin favoritë janë mposhtur papritmas nga Lituania, me rezultat 1:0. Gabimi i Klaus Gjasulës në minutën e 51-të i dha mundësi Donatas Kazlauskasit të shënoi në portën e Strakoshës, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores për mysafirët. Për dallim nga ndeshja e zhvilluar në Minsk, kur Shqipëria shënoi fitore ndaj Bjellorusisë, 2:0, kësaj radhe djemtë e Edi Rejës dëshpëruan me lojë.

Asnjë koment

Comments are closed.