Shqipëria fitoi 4:0 ndaj Moldavisë si mysafire

Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë. Në minutën e 22-të shënoi Cikalleshi.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, më në fund kuqezinjtë arritën të gjejnë rrjetën e Moldavisë. Mbrojtja moldave gaboi me pasime në zonë dhe Cikalleshi e shfrytëzoi.

Në minutën e 33-të Kejdi Bare shënoi golin e dytë për shqiptarët. Ky ishte goli i parë zyrtar për Baren me kombëtaren.

Ndërsa golin e sigurisë e dha Trashi në minutën e 40-të, me një goditje që nga jashtë zonës së sigurisë.

Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi. /TCH