14-04-2021

Shqipëria fiton tri pikë në San Marino

Shqipëria ja del mbanë të marrë tre pikë në San Marino me një fitore të pastë 0-2 me vendasit që janë edhe skuadra më e dobët e grupit.

Në një ndeshje jo shumë të mirë të kuqezinjve por të dominuar gjithçka zhbllokohet vetëm në pjesën e dytë.

Zëvendësimet e bëra nga trajneri Edi Reja i japin një lloj fryme më sulmuese skuadrës dhe pikërsht i aktivizuari në pjesën e dytë Myrto Uzuni kroson për Rei Manajn që zhbllokon takimin në minutën e 63-të.

Në tërësi qarkullimin e topit e bëjnë kuqezinjtë që tentojnë të sigurojnë fitoren dhe ndonjëherë të paqartë dhe herë të tjera të pafat bëjnë që gjithçka të vuloset në minutën e 85-të ku një top i rrëmujshëm shtyhet në fund nga Uzuni për të cuar shifrat në 0-2 dhe me këtë rezultat përfundon i gjithë takimi nga i cili morëm tre pikë të cilat na mbajnë në vendin e tretë në grup me 6 pikë një më pak se Hungaria e vendit të dytë që mundi në ndeshjen e saj Andorrën dhe 3 më pak se Anglia kryesuese që fitoi ndaj Polonisë. /TCH

Asnjë koment

Comments are closed.