15-05-2024

Shqipëria humb nga Anglia në Tiranë

Protagonistë te ekipi anglez ishin Harry Kane, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 39’ të pjesës së parë. Ndërsa në minutën e 63’ të pjesës së dytë, goli i dytë erdhi nga mesfushori Mason Mount.

Takimi Shqipëri-Angli, i vlefshëm për kualifikueset e botërorit Katar 2022, u luajt në stadiumin Air Albania, pa praninë e tifozëve. Anglia konsiderohej kundërshtari më i fortë i Shqipërisë në grup, nga i cili ka pësuar gjithnjë humbje.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë 1-0 në fushën e Andorrës, ndërsa Anglia mundi thellë 5-0 San Marinon./tvklan

Asnjë koment

Comments are closed.