Shqipëria mbylli lokalet e lojërave të fatit, në Suharekë u rrit numri
ryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen.
Duke folur në RTK, ai ka thënë se për këtë janë pajtuar të gjithë në Asamblenë komunale dhe se 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt, në mënyrë që ky peticion të dorëzohet në Kuvend.
Ai tha se aksionin për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit do ta vazhdojë dhe secila që nuk i plotëson kushtet do të mbyllet.