04-07-2020

Shqipëria merr një lajm fantastik nga BE-ja, në kohën kur po përballet me krizën nga koronavirusi

Bashkimi Evropian i ka ndezur dritën e gjelbërt Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësimin e dy shteteve.

Lajmi i është kumtuar Shqipërisë e Maqedonisë Veriore zyrtarisht në mëngjesin e ditës së sotme.

 

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kanë rënë dakord për versionin e fundit të tekstit të vendimit për hapjen e negociatave të përgatitura nga Presidenca Kroate e BE-së.

 

Në tekstin e përgatitur thuhet se “Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe përmbushjen e kushteve të caktuara në mënyrë unanime nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Këshilli, me kusht të dhënies së pëlqimit nga Këshilli Evropian, vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë”./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.