16-05-2024

Shqipëria merr vëmendjen e mediave të huaja, pas tërmetit 6.4 ballë

Lajmi për dëmet e shumta të tërmetit që goditi sot Shqipërinë ka bërë jehonë edhe në mediat e shumta ndërkombëtare.

Gazetat italiane ‘La Repubblica’, ‘La Stampa’, prestigjozet amerikane dhe britanike CNN, BBC e shumë të tjera shkruajnë për fatkeqësinë natyrore që goditi sot vendin tonë.

Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan se  “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”.

Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për disa persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti është raportuar edhe nga mediat greke.

Sipas mediave italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në pjesën jugore të Italisë në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo dhe Napoli.

New York Times dhe Reuters shkruajnë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në dekada. Media citon zyrtarët duke shkruar se dëmi më i madh është në qytetin portual të Durrësit./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.