05-05-2024

Shqipëria zbulon listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka zbuluar listën e me lojtarët e grumbulluar për tre ndeshjet e muajit mars.

Kombëtarja kuqezi përballet me Andorrën më 25 mars, ndërsa më pas me Anglinë më 28 mars në “Air Albania” dhe më 31 mars luajnë në transfertë me San Marinon.

Reja ka rikthyer në Kombëtare mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Nuk mungojnë as afrimet nga Superiorja, teksa është lënë jashtë portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ndërsa është afruar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari./k.net/

Image

Asnjë koment

Comments are closed.