Por më pas ai flet seriozisht dhe thotë: “Unë nuk bëj dallime. Unë vetë jam rritur me kombësi të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë të mirë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”.
Ndryshe për momentin janë katër lojtarë shqiptarë te Helvetikët; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Andi Zeqiri.
Megjithëse, Jashari dhe Zeqiri rrezikojnë që të mos përfshihen në listën finale të Yakin.