Shqiptarët s’ndalen, mbjellin me kanabis edhe parkun kombëtar në Spanjë (VIDEO)
Një grup kriminal shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi kishin mbjellë një plantacion me kanabis në mes të parkut natyror të Serrania ‘De Cuenca’
Për të siguruar mallin, shqiptarët kishin ngritur një kamp fushor, ku për gjatë gjithë kohës i kushtoheshin mirëmbajtjes dhe monitorimit të plantacionit.
Policia arrestoi katër anëtarë të grupit si edhe shkatërroi 3 plantacione me kanabis.
Ashtu si në Shqipëri, shqiptarët kishin krijuar një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë përmes tubacioneve nëntokësore, si dhe një sistem tharës, të gjitha të kamufluara me kujdes midis bimësisë.