Familja Dehari nesër e merr raportin e Institutit Zviceran

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër në Prokurorinë Themelore në Prizren, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Raporti ka ardhur ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë nga prokuroria, deri sa ai të përkthehet.