Prizrenasi arrestohet në aeroportin e Prishtinës, dërgohet në burg

Një prizrenas i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe është dërguar në burg, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportit të policisë, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

“I kërkuari (K-Shqiptar) është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoi policia, por pa dhënë hollësi të tjera për dientitentin dhe arsyet se përse ai kërkohej nga gjykata. /GazetaePrizrenit.net/