20-11-2019

Joshua stërvitje me boksierin prizrenas Albon Përvizaj, para duelit me Ruiz

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të stërvitet me Albon Pervizaj në prag të duelit të 7 dhjetorit ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Abu Dhabi.

Joshua ka zgjedhur Pervizajn, pasi e konsideron si të përshtatshëm për shkak të karakteristikave që ai ka, dhe është i shpejtë si Ruiz.

Pervizaj ka lindur në Hamburg të Gjermanisë, por është një boksier me origjinë shqiptare.

24-vjeçari është ende i pamposhtur në ring (12 fitore, asnjë humbje), një boksier që konsiderohet një talent dhe me të ardhme.

Pervizaj do të jetë “sparring partner” i Joshuas gjatë kësaj periudhe, ku do të stërviten së bashku.

Asnjë koment

Comments are closed.