26-04-2024

Shtatë vjet nga orteku ku humbën jetën 10 banorët e fshatit Restelicë

Sot mbushen shtatë (7 )vite nga tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e rënies së një orteku të borës, humbën jetën 10 banorë të këtij fshati.

Fatkeqësia natyrore shkatërroi dhjetëra shtëpi, ndërsa mbijetoi vetëm 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tani jeton në Itali tek disa të afërt të saj.

Aksioni i shpëtimit u organizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri të vendi i tragjedisë, ishte i vështirë, për shkak kushte të vështira atmosferike dhe borës së madhe.

Asnjë koment

Comments are closed.