12-10-2024

Shtëpia e Kulturës në Drenoc të Rahovecit demolohet ende pa u inauguruar

Në gjendje të njëjtë pa përkujdesje janë shtëpitë e kulturës edhe në fshatrat Xërxë, Ratkoc e Krushë të Madhe, ani pse për këtë të fundit vullnetarisht përkujdeset bibliotekari i këtij fshati.

Në muajt e fundit shtëpitë e kulturës në këto fshatra janë demoluar goxha, sidomos ajo në Ratkoc, në Xërxë, e së fundmi edhe ajo e Drenocit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se asnjëra prej tyre nuk kanë mirëmbajtës dhe këtë e arsyeton me faktin se Komuna nuk ka mundësi të marrë një punonjës për mirëmbajtjen e tyre. Sipas tij, zgjidhja e vetme që ka bërë Komuna janë punëtorët e mjedisit, ku kohë pas kohe i ka angazhuar në mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Pos kjo, sipas tij, është mjaft sfiduese.

Asnjë koment

Comments are closed.