03-05-2024

Shtëpia e Kulturës në Krajk të Hasit, në gjendje të mjerueshme (FOTO)

Nga Besim Muhadri 

Shtëpia e Kulturës në Krajk të Hasit, e ndërtuar pas luftës, pati marr emrin e dëshmorit të Brigadës 126 “Hasi”, Muharrem Samahodaj. Ndërtimi i këtij objekti të kulturës pati qenë një ngjarje e gëzueshme jo vetëm për banorët e këtij fshati. Ajo duhej të shërbente për aktivitete kulturore, por jo vetëm për to. Duhej të ishte edhe biblioteka që s’u bë kurrë.
Dhe tani, pa kaluar as njëzet vite nga ndërtimi i saj, ky objekt, sot ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë funksion për të cilin edhe është dedikuar.

Objekti ndodhet prane rrugës nacionale që përshkon Hasin, mu në mes të Krajkut dhe ngjitur me objektin e shkollës së fshatit.

E pamirëmbajtur, me të gjithë xhamat e thyer, qëllimshëm dhe në mënyrë vandale, të lë përshtypjen më të dhimbshme dhe pamjen më të shëmtuar. Të gjithë banorët e Krajkut dhe të Hasit e shohin për çdo ditë, por sikur nuk u lë asnjë përshtypje. E vetmja përshtypje e tyre ishte sot kur po më shihnin kur po e fotografoja.

Mund të jetë një imazh i fshirëse këpucësh në hyrje, monument dhe teksti

Kjo gjendje e këtij objekti, ashtu sikur edhe e objektit tjetër të kësaj natyre në Lugishtë të Hasit, është për t’u qarë, por edhe një alarm urgjent për Drejtorinë Komunale të Kulturës në Prizren, zë cilën e udhëheq hasjani Adem Morina, të cilin e vlerësoj shumë…

Nuk kam çka them tjetër: Mbahemi njerëz me kulturë, por s’e kemi pikën; Kemi ndërtuar shtëpi më modernet që mund të ekzistojnë, për të cilat janë hargjuar me qindra mijëra euro, endemi me makina më luksozet, por në anën tjetër, shkatërrojmë pronën shoqërore, në këtë rast objektin i cili duhej të na shërbente për aktivitete kulturore dhe më shumë…

Shtrohet pyetja: Përse u fitua liria, për të cilën ra edhe Muharrem Samahodaj, emrin e të cilit e mban ky objekt, i cili në këtë gjendjr hiq nuk i bën nder, i shkatërruar qëllimshëm nga fëmijët e ndoshta edhe nga të rriturit, të cilëve nuk ua “vret” syrin vandalizmi i treguar mbi të.

Për më tepër, shikoni fotografitë!

Mund të jetë një imazh i bar

Mund të jetë një imazh i 1 person

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.