13-12-2024

Shtetasi nga Shqipëria arrestohet pasi rrah një femër në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për shkak të sulmit të një shtetase kosovare në Prizren.

Sipas Policisë, i dyshuari për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër (K-Shqiptare), e cila ishte në oborrin e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.