08-05-2024

Shtetasi nga Shqipëria tentoi të kontrabandojë  viça përmes Vërmicës

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë  viça në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje, në pikëkalimin e vjetër.

Raporti nga Policia:

“Është ndaluar automjeti me targa të Shqipërisë me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe gjatë kontrollimit në automjet kishte pasur te ngarkuar gjashtë (6) viça (kafshë) për të cilët nuk posedonte asnjë dokument. Në konsultim me prokurorin automjeti me kafshët është sekuestruar dhe është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Si arritën të dalin eprorët e lartë të UÇK-së nga shtetrrethimi i ushtrisë serbe në Lugishtë të Hasit më 1998?

Asnjë koment

Comments are closed.