“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe.
Aksioni është zhvilluar një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave në Kosovë.
Përmes këtij veprimi simbolik, QIKA ka sjellë vëmendjen te vrasja e grave dhe përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Ngjyra e kuqe në shkallët e ndërtesës së Qeverisë vjen në një kohë kur rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.


