Shtohen lindjet gjatë 24-orëshit të fundit në Prizren
Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 14 lindje, apo tri më shumë se ditën paraprake.
Sa i përket gjinisë, numri më i madh i të porsalindurve janë vaja, apo tetë, për dallim nga gjashtë sa janë djem, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” (me operim), ka qenë katër./ GazetaePrizrenit.net/