19-04-2024

Përfitimi i madh i Kosovës nga humbja në Angli

Kosova ka dështuar të arrijë rezultat pozitiv ndaj Anglisë, të martën mbrëma, por përfitimet e saj nga ndeshja në Southampton kanë qenë të mëdha.

Ndonëse në fushë futbollistët kosovarë u mposhtën me rezultatin 5:3, paraqitja e tyre u vlerësua lart nga mediumet botërore dhe nga ekspertë të shumtë. Veçanërisht u vlerësua lart guximi i Kosovës që të luajë lojë ofensive ndaj një superfuqie siç është Anglia.

Nga shumë është vlerësuar se pozita e 120-të në renditje botërore është shumë më e ulët se që e meriton përfaqësuesja e Kosovës. Këtë e kanë shkruar edhe “Sky Sports” dhe agjencia “Reuters”, transmeton Koha Ditore.

Ndeshja e Kosovës u transmetua në shumë vende të botës, ndërsa ka qenë atraktive po ashtu, ku janë shënuar plot tetë gola.

“Anglia ka vazhduar marshin drejt ‘Euro 2020’, por jo në mënyrën siç ka pritur, pasi ka mposhtur një Kosovë të guximshme dhe me iniciativë, me rezultatin 5:3 në një ndeshje eliminatore të jashtëzakonshme të Grupit A në stadiumin ‘St Mary’s’ të martën”, ka raportuar agjencia “Reuters”…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Asnjë koment

Comments are closed.