06-05-2024

Shtyerja e ndeshjes ndaj Ballkanit, vjen reagimi i ashpër nga Prishtina

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës, që ishte paraparë që të zhvillohet të dielën është shtyrë nga Komisioni i Garave i Albi Mall Superligës.

Shtyrja erdhi pasi Ballkani në mesjavë ka ndeshje me Slavia Pragan derisa edhe javën e ardhshme luan me Clujn dy ndeshje të rëndësishme këto në Conference

Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende.

Sipas FC Prishtinës, shtyrja e takimit mes Ballkanit është ndërhyrje direkte në ndershmëri të garës dhe favorizim për ekipin nga Suhareka.

“Ballkani të enjten do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ndërsa suksesi i tyre do të na bëjë të gjithëve krenar, siç na ka bërë deri më tash, por FC Prishtina dhe klubet e tjera në Kosovë nuk e kanë luksin që të presin derisa skuadra suharekase të çlodhet për të zhvilluar një ndeshje derbi dhe të fortë siç kanë qenë ndeshjet në vitet e fundit me Prishtinën”.

“Kjo shtyrje na duket e çuditshme edhe për faktin se skuadra e Ballkanit ndaj Slavia Pragës luan në Prishtinë dhe nuk do të ketë udhëtime të gjata jashtë vendit”.

“Kujtojmë se Ballkani deri më tash i ka zhvilluar garat në Superligë edhe pas hyrjes në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani si fillim është përballur me CFR Cluj më 08.09.2022 e tre ditë më pas ka luajtur në Superligë me Dritën më 11.09.2022”.

“Me Slavia Pragën ka luajtur në udhëtim më 15.09.2022 derisa katër ditë më pas (19.19.2022) e ka sfiduar FC Ferizajn. Dallimi tre ditë ka qenë edhe me ndeshjet Sivasspor – Ballkani (06.09.2022) dhe Ballkani – Malisheva (09.09.2022) si dhe duelet Ballkani – Sivasspor më 13.10.2022 e Drenica – Ballkani më 16.10.2022”.

“Përjashtim në këtë rast bënë Prishtina, të cilës i kërkohet shtyrja e ndeshjes, jo për një ditë mirëpo për kohë të pacaktuar!”.

“FC Prishtina gjithashtu shpreson se Komisioni i Grave në të ardhmen do t’i bëjë më mirë llogaritë pasi që në fillim të edicionit është njoftuar se ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina do të zhvillohet më 27.10.2022, ndërkohë që më 24.10.2022 sërish e kemi dërguar orarin ku keni konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet më 30.10.2022, e një ditë më pas (sot) njoftohemi se përballja me Ballkanin është shtyrë për kohë të pacaktuar”.

Asnjë koment

Comments are closed.