27-11-2024

Shtyhet sërish procesi i regjistrimit të popullsisë

Pas 12 viteve në Kosovë pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë.

Kjo ishte paraparë të ndodhte nga 1 shtatori i këtij viti dhe të zgjaste deri më 16 tetor.

Por, pavarësisht periudhës kohore të përcaktuar, T7 mëson se ky proces nuk do të zhvillohet.

Siç ka mësuar televizioni, regjistrimi i popullsisë do të shtyhet për shkak të situatës së paqartë në veri të Kosovës.

Kjo do të ndodh, siç thonë burimet e televizionit vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Asnjë koment

Comments are closed.