20-04-2024

Shuhet zjarri në Suharekë

Rreth orës 12 e 30 minuta në qendër të Suharekës zjarri ka kapluar një kioskë afër shkollës “7 marsi”.

Zjarrfikësit njoftojnë se zjarri është lokalizuar dhe tani është shuar i tëri, transmeton IndeksOnline.

Ata thonë se përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shoqata e zjarrfikësve ka publikuar edhe disa foto nga ky rast.

 

Asnjë koment

Comments are closed.