28-11-2021

Si do të organizohet mësimi në shkolla sipas vendimit të ri të qeverisë?

Sot, qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është vendosur për masat e reja anti-Covid të cilat kanë ndryshuar orarin e lëvizjes dhe gjithashtu orarin e gastronomisë.

Në anën tjetër, në këtë vendim të qeverisë është folur edhe për zhvillimin e punës në institucionet e arsimit, shkruan lajm.net.

Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, gjithashtu edhe në institucionet e arsimit parauniversitar si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet mësimi me prani fizike dhe orar të rregullt.

Sa i përket institucioneve të arsimit të lartë, mësimi zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen jo më shumë se në 50 përqind të hapësirës.

Lexo edhe:

Kështu do të jetë përbërja e Kuvendit të Prizrenit, me 9 parti

Ky është vendimi për institucionet e arsimit:

16. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.

17. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

18. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

20. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Asnjë koment

Comments are closed.